Sport

Përfundon ndeshja në ‘Zahir Pajaziti’, kjo skuadër arkëton tri pikë

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 06 December 2020

Llapi e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 2-0, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së 16-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e luajtur në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina golat e fitores i realizoi në pjesën e parë.

Valmir Veliu në minutën e 3’ dhe Engjëll Hoti në minutën e 10’ shënuan golat për llapjanët.

-Advertisement-

Pas këtij triumfi Llapi renditet i 9-ti me 14-të pikë, ndërsa Besa mbetet e fundit me vetëm 6-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera