Sport

Përfundon ndeshja ndërmjet Manchester Unitedit dhe PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 02 December 2020

Ka përfunduar kryendeshja e natës së sontme në Ligën e Kampionëve, e zhvilluar ndërmjet Manchester Unitedit dhe PSG-së, shkruan Gazeta inFokus.

Parisienët kanë triumfuar midis ‘Old Traffordi’ me rezultat 3-1, në sfidën e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit H.

Golin e parë në këtë takim e realizoi sulmuesi brazilian Neymar, në minutën e 6’.

-Advertisement-

‘Djajtë e Kuq’ e barazuan rezultatin 1-1 në minutën  32’ me anë të sulmuesi anglez, Marcus Rashford.

Pjesa e parë mbyllë me rezultat 1-1, kurse në 45 minutat e dytë mysafirët realizuan edhe dy gola.

Po rrjedhje minuta e 69’, kur në skenë foli mesfushori brazilian, Marquinhos, i cili shënoi për shifrat 1-2, kurse për rezultatin përfundimtar 1-3 realizoi Neymar në minutën 90+2’, për të cilin ishte golin i dytë personal në këtë përballje.

Pas kësaj fitore PSG-ja renditet e dyta me 9-të pikë, aq sa ka edhe Unitedi që pozicionohet i pari.

Të dy këto skuadra kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt do ta kërkojnë në ndeshjen e fundit.

Unitedi luan në udhëtim te Leipzigu, kurse PSG e pret Basaksehirin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera