Sport

Përfundon gjithçka në Mitrovicë, ky është rezultati final

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 28 April 2019

Ka përfunduar takimi i javës së 29-të në elitën e futbollit kosovar, i zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Lirisë, shkruan Gazeta inFokus.

Minatorët kanë shënuar fitore shumë të rëndësishme me rezultat 2-1 për ti ikur zonës së barazhit, ndërsa Liria sipas të gjitha gjasave nga sezoni tjetër do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 10’ me golin e shënuar nga Orges Gavaj, i cili realizoi nga gjuajta e lirë. Mysafirët arritën ta barazonin rezultatin 1-1 më golin e realizuar nga Blendi Memaj në minutën e 39’.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë saktësisht në minutën e 61’ futbollisti nga Klina, Arb Manaj realizo për t’ia siguruar tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Pas kësaj fitore 89-shi renditet i pesti me 39 pikë, ndërsa Liria mbetet e 11-ta me 25 sosh./gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera