Sport

Përfundon ‘drama’ në Podujevë, kjo skuadër arkëton tri pikë të arta

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 21 March 2021

Pas kalimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, skuadra e Llapit sot (e diele) ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët e kanë mposhtur Arbërinë me rezultat 4-3, në duelin e vlefshëm për xhiron e 26-të në Superligë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, golat për llapjanët i shënuan Muhamed Hyseni, Ahmed Januzi dhe dy autogola nga Kreshnik Bahtiri, kurse për mysafirët realizuan Marclei Cesar 2x dhe Dior Zabërgja.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Llapi ka kaluar në pozitën e 5 me 33 pikë, kurse Arbëria mbetet e 8-ta me 27 sosh.

Ndeshjen e radhës Llapi e luan në udhëtim te Feronikeli, kurse Arbëria e pret Dritën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera