Sport

Përfundon derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 20 December 2020

Prishtina dhe Drita i kanë ndarë pikë, pasi kanë luajtur baras 1-1, në duelin e mbetur të xhiros së tretë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, të dy golat u realizuan nga penalltitë.

Prishtina shënoi e para në minutën e 39’ me anë të mbrojtësit të djathtë, Besnik Krasniqit, i cili realizoi nga pika e bardhë.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyllë me avantazhin e kryeqytetasve, ndërsa në 45 minutat e dytë mysafirët e barazuan rezultatin 1-1.

Ishte mbrojtësi qendror, Fidan Gërbeshi, ai i cili shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi Drita e mbyllë stinorin vjeshtorë si kampione me 41 pikë, kurse Prishtina mbetet e treta me 32 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera