Sport

Përfundon derbi i madh Drita – Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 28 September 2017

Derbi mes Dritës e Gjilanit ka përfunduar pa fitues, 1:1.

Drita dhe Gjilani kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës, duke barazuar 1:1, shkruan Gazeta Express.

Dyja skuadrat patën raste të shumta shënimi në praninë e tifozëve, Inelektualëve dhe Skifterave të cilët dhuruan spektakël, duke i gëzuar ata me nga një pikë, pikë që ka vlerën e fitores në derbi.

-Advertisement-

Të parët në epërsi kaluan Gjilani me golin e Betim Haxhimusës në minutën e 66’, duke ngritur në këmbë Skifterat.

Por, gëzimi i tyre zgjati shkurt pasi në minutën e 77’të Xhevdet Shabani realizoi supergol nga goditja e dënimi për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe për t’i gëzuar tej mase Intelektualët.

Deri në fund dyja skuadrat kishin rastet e veta, por rezultati mbeti ai i minutës së 77’.

Pas këtij barazimi, Drita gjendet në pozitën e katërt me 11 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në pozitën e pestë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera