Fokus

Përfundon bastisja – Izedin Bytyqi largohet me shoqërimin e policisë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 08 October 2024

Pas më shumë se katër orë bastisje në Minstrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infastrukturës, krimet ekonomike tashmë kanë përfunduar bastisjen.

Në pamjet e realizuara nga Gazeta Infokus shihet se  policia e kanë marrë në veturën e tyre, ish sekretarin e kësaj ministrie, Izedin Bytyqin.

Derisa tashmë nga Prokuroria Speciale për Infokus kanë treguar edhe për arsyen e bastisjes.

-Advertisement-

Sipas Speciales arsyeja e këtij aksioni janë dyshimet se dy persona kanë kryer veprën penale që lidhet me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Ata dyshohen për shpërlarje të parasë, mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave e dhuratave.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së“, thuhet në përgjigjjen e Prokurorisë./Gazeta Infokus/

Momenti i shoqërimit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera