Sport

Përfundojnë tri takimet e Superligës me rezultate që askush nuk i priste

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 01 December 2019

Kanë përfunduar tri takimet e xhiros së shtatëmbëdhjetë dhe të fundit të stinorit vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta infokus.

Gjilani dhe Prishtina i kanë ndarë pikët, ndërsa Flamurtari ka bërë befasinë e madhe duke shënuar fitore të thellë ndaj Llapit midis “Zahir Pajazitit”, fitore të madhe ka shënuar edhe Trepça ’89 ndaj Dritës.

Derbi i ditës së diele ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar pa fitues 0-0. As djelmoshat e Gentjan Mezanit e as të Armend Dallkut nuk arritën të gjenin rrugën e golit.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi, Gjilani e mbyllë stinorin vjeshtorë në pozitën e dytë me 32 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e katërta me 31 sosh.

Se Llapi këtë sezon nuk është skuadër konkurruese për titull u dëshmua edhe sot, ku midis stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ pësoi humbje 4-1 nga Flamurtari.

Golat për kryeqytetasit i shënuan Gentriit Begolli 2x, Shend Kelmendi dhe Festim Krasniqi, kurse golin e vetëm për llapjanët e realizo Muhamet Hyseni.

Pas kësaj fitoreje Flamurtari e mbyllë stinorin vjeshtorë në pozitën e nëntë me 19 pikë, kurse Llapi mbetet i shtati me 24 sosh.

Trepça ’89 ka shënuar një fitore të madhe ndaj pretendentit për titull Dritës me rezultat 3-1, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Golat për minatorët i shënuan Leart Emini, Ardian Cucui (autogol) dhe Muharrem Jashari, ndërsa golin e vetëm për ‘Intelektualët’ e realizoi Gilberto Furtunato.

Pas kësaj fitoreje 89-shi renditet i teti me 23 pikë, ndërsa Drita e treta me 32 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera