Sport

Përfundojnë gjashtë takimet e Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet e arritura

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 20 October 2020

Kanë përfunduar gjashtë takimet e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Manchester Unitedi e ka fituar përballjen ndaj PSG-së me rezultat 2-1, në sfidën e zhvilluar në Paris, ndërsa Barcelona e ka mposhtur Ferencvarosin me rezultat të thelë 5-1.

Lazio ka triumfuar në shtëpi ndaj Dortmundit me rezultat 3-1. Për skuadrën nga qyteti i Romës ka luajtur edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 67’.

-Advertisement-

Për Muriqin kjo ishte hera e parë që luajti në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Chelsea dhe Sevilla kanë luajtur baras 0-0, kurse Leipzigu ka fituar ndaj Basaksehir me rezultat 2-0.

Dueli i fundit i kësaj mbrëmje ndërmjet Renns dhe Krasondar është mbyllur me rezultat 1-0.

Më poshtë keni rezultatet komplete të arritura sonte në Ligën Kampionëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera