Sport

Përfundojnë dy takimet e Superligës, befasi në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 14 April 2019

Kanë përfunduar dy takimet e fundit të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Flamurtari ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Lirisë, me rezultat minimal 1-0, në duelin luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Golin e tri pikëve të arta për skuadrën e Arsim Thaqit e realizoi Shend Kelmedni në minutën e 75’ të takimit.

Drita dhe Drenica kanë luajtur baras 2-2, në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan. Golat për Drenicën i shënoi Andrews, ndërsa për Dritën realizuan Betim Haxhimusa dhe Liridon Leci./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera