Sport

Kompany i zhgënjyer: I patëm rastet tona, luajtëm mirë vetëm çerekun e ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 03 October 2024

Zhgënjen Bayerni i Mynihut. Skuadra bavareze u mund në mënyrë surprizuese nga Aston Villa e tekniku spanjoll Unai Emery. Ekipi anglez u tregua perfekt teksa arriti të luante si e barabartë përballë një prej skuadrav pretendente këtë sezon në Champions League.

Skuadra e Kompany ishte jo në mbrëmjen e duhur, gjë e cila u vu re përgjatë gjithë 90 minutëshit, teksa bavarezët patën kontrollin e topit, krijuan më shumë raste, por në fund nuk ditën t’i shfrytëzonin. As aktivizimi i Harry Kane nga minuta e parë nuk ndihmoi shumë, me sulmuesin anglez që nuk ishte në formën optimale.

Ndeshja u vendos nga një gol i sulmuesit kolumbian Duran që në minutën e 79, nga një kundërsulm i shpejtë i vendasve, sheh pozicionimin e gabuar të Manuel Neuer dhe me një parabël mjaft të bukur e çon topin pas shpinës së gardianit gjerman, duke realizuar golin, që do të rezultojë më pas edhe goli i fitores.

-Advertisement-

Ndërkohë i zhgënjyer për humbjen e parë sezonale, tekniku Vincent Kompany: Më duhet të jem objektiv, zhvilluam vetëm ¼ e ndeshjes shumë mirë. Më pas kishim ndjesinë që gjërat mund të na shkonin keq dhe në fakt kështu ndodhi. I patëm shanset tona, por nuk i shfrytëzuam, ndaj edhe humbëm”, theksoi Kompany.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera