Rohde: Me Kosovën kemi sfida, por jemi të palëkundur në mbështetjen e paqes dhe të sigurisë
Autori: Gazeta inFokus
22:49 | 03 October 2024
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se po punojnë shumë që samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 14 tetor të jetë një sukses për Kosovën dhe të gjithë rajonin. Ai theksoi nevojën e funksionalizimit të plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së lirë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Rohde, në pritjen me rastin e shënimit të festës nacionale “Dita e Unitetit Gjerman” që u organizua në Klan Arena, nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Gjermanisë me Kosovën, megjithëse tha se ndonjë herë miqësia është ballafaquar edhe me sfida.
“Miqësia jonë me Kosovën, si të gjitha marrëdhëniet, janë përballur ose janë ballafaquar me sfida. Por midis miqve, ndershmëria, dialogu i hapur dhe gatishmëria për të pranuar këshilla janë themelet e forcës së vërtetë. Gjermania dhe Kosova ndajnë marrëdhëniet tona të ndërtuara mbi besimin dhe respektin, dhe besimi se përmes shkëmbimit të hapur ne gjithmonë mund të gjejmë një rrugë përpara. Një rrugë që për ne mund të rezultojë vetëm në integrimin e plotë euroatlantik të Kosovës. Derisa po flasim që Procesi i Berlinit feston 10-vjetorin e tij, ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e ardhshëm më 14 tetor një sukses për Kosovën dhe gjithë rajonin, duke u fokusuar në funksionalizimin e plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së vërtetë të lirë në rajon”, theksoi Rohde, raporton Kosovapress.
Ai tha se marrëdhënia e Gjermanisë me Kosovën nuk është vetëm midis dy qeverive, por është rrënjosur thellë mes popujve.
“Gjermania është shtëpia e diasporës më të madhe kosovare në mbarë botën me afro 600 mijë anëtarë dhe po rritet më tej, dhe ne kemi qenë të lidhur prej kohësh përmes kulturës dhe miqësisë familjare. Në angazhimin tonë 25-vjeçar, ne kemi qëndruar në krah të Kosovës në momente sfidash dhe mundësish, gjatë vitit të kaluar kemi shtuar kontingjentin tonë brenda KFOR-it, duke sjellë më shumë ushtarë gjermanë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë e Kosovës. Kjo pasqyron përkushtimin tonë të palëkundur për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe në mbarë rajonin. Ne gjithashtu festojmë 25 vjet të bashkëpunimit ekonomik midis kombeve tona”, tha ai.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se shembulli gjerman është një frymëzim për Kosovën.
“Për ne në Kosovë, shembulli juaj është më shumë se një frymëzim, është gjithashtu një ëndërr për të kapërcyer sfidat dhe kufizimet tona dhe për të marrë vendin tonë në klubin e prodhuesve të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Që kjo ëndërr të realizohet, mbështetja juaj e palëkundur ishte, është dhe do të jetë e një rëndësie vendimtare. Në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të kombit, Gjermania ka qenë një aleat i palëkundur, mbështetja juaj ka qenë thelbësore në forcimin e institucioneve tona, avancimin e ekonomisë dhe nxitjen e zhvillimit social. Kujtojmë mirënjohjen e thellë, rolin vendimtar që Gjermania luajti në mbështetjen e aspiratës së Kosovës në skenën ndërkombëtare. Ne e vlerësojmë shumë kontributin e Gjermanisë në fusha të tilla si zhvillimi ekonomik, arsimi, siguria dhe shkëmbimi kulturor. Kosova po aspiron për integrim shtesë dhe më të fuqishëm në institucionet, organizatat dhe platformat rajonale dhe ndërkombëtare. Ne aspirojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, NATO, Këshillin e Evropës dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare. Ne kemi besim se me mbështetjen e Gjermanisë dhe aleatëve tanë të tjerë kyç kjo do të bëhet një histori suksesi”, tha Bislimi.
Në aktivitetin e organizuar “Dita e Unitetit Gjerman” morën pjesë edhe liderë opozitarë dhe kori diplomatik në Kosovë.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































