Sport

Përfundon ndeshja e ‘çmendur’ ndërmjet Barcelonës dhe Athletico Madridit, kjo skuadër kualifikohet në finale (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 09 January 2020

Athletico Madridi ka triumfuar ndaj Barcelonës me rezultat 3-2 në gjysmëfinale të Superkuës së Spanjës dhe është kualifikuar në finale, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo gjysmëfinale u zhvillua në Arabinë Saudite dhe të besuarit e Diego Simeones arritën ta prenin biletën për në finale.

Pjesa e parë ishte e zbehtë si për nga rastet ashtu edhe për nga golat, pasi u mbyll më rezultat 0-0.

-Advertisement-

Në 45 minuta e dytë ndodhen dy rikthime, më Athleticon që festoj në fund.

Rezultatin e zhbllokoi Koke i Athleticos që realizoi për rezultatin 0-1 në minutën e 46’.

Barcelona arriti që për 11-të minuta ta përmbysë rezultatin.

Fillimisht për 1-1 shënoi Lionel Messi në minutën e 51’, kurse për epërsinë e Blaugranëve realizoi Grienzmann në minutën e 62’ për rezultatin 1-2.

Athletico Madridi nuk u dorëzua dhe për pesë minuta bëri përmbysjen e madhe për të siguruar biletën për në fiskalen e madhe.

Në minutën e 81’ Alvaro Morata e barazoi rezultatin në 2-2.

Spanjolli shënoi nga pika e bardhë, ndërsa përmbysjen e madhe e bëri Correa, i cili realizoi në minutën e 86’ për rezultatin përfundimtar 2-3.

Pas kësaj fitore Athletico Madrdi është kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës, aty ku do të takohet me Real Madridin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera