Sport

Përfundim dramatik në ndeshjen Gjermani – Holandë, kjo Kombëtare siguron Play-Offin

Autori: Erion Maliqaj 22:48 | 19 November 2018

Gjermania dhe Holanda kanë luajtur baras 2-2 nw ndeshjen e luajtur sonte në grupin e parë te Ligës A, shkruan Gazeta inFokus/

Gjermani ishte duke fituar më 2-0 deri ne minutën e 85-të më golat e shënuar nga Werner dhe Sane, por holandezët nuk u dorëzuan dhe arritën që në 5 minutat e fundit të takimin të barazojnë rezultatin më golat e shënuar nga Promes dhe Van Dijk, për ta siguruar gjysme-finalen në Ligën e Kombeve.

Holanda përfundoi e para në grup më 7 pikë , aq sa kishte edhe Franca, por gol-dallimi ishte faktori kyç që e dërgon Holandën në Play-Off, ndërsa gjermanët mbetën të fundit më vetëm 2 pikë te fituara./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera