Lajme

Përfshihet nga zj*rri xhamia e vjetër në Mamushë

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 08 March 2024

Gjatë ditës së enjte është përfshirë nga zjarri xhamia e vjetër në Mamushë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për media  se zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike.

“Me datën 07.03.2024 rreth orës 14:00 ne SP Mamushë kemi marrë informatë për një incident zjarri ne xhaminë e vjetër ne Mamushë, në vendngjarje ka dalë patrulla dhe Hetimet e stacionit, gjithashtu ekipi i forenzikës nga Suhareka dhe Inspektoret Komunal të zjarreve nga ekipi zjarrfikës është lokalizuar zjarri, për momentin shkaqet nuk dihen por dyshohet si pasoj e rrymës elektrike.

-Advertisement-

Ndërkohë, ai tha se dëmet janë te natyrës materiale, derisa shtoi se rasti është duke u hetuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera