Auto&Tech

Përforcohet Lamborghini Aventador SV në 1,500 kuajfuqi

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 25 December 2017

Edhe pse Aventador SV i Lamborghini është mjaft i fuqishëm, kompania që merret me modifikimin e veturave Underground Racing, megjithatë, ofron një version të ri të këtij modeli edhe më të fuqishëm.

Shkurtimisht, Underground Racing njofton se përmes sistemit të tyre Twin-Turbo, Aventador i tillë me motor 6.5-litër V12 tani është me kapacitet prej 1,250 kuajfuqi – si veturë e zakonshme, dhe 1,500 kuajfuqi – si veturë për gara, transmeton Koha.net.

Duhet theksuar se kjo kompani nuk ka publikuar të dhënat rreth performancës, por, të kujtojmë, Aventador SV në version bazik me 750 kuajfuqi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,9 sekonda.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera