Lajme

Përfitoi përmes mashtrimit mbi 100 mijë euro, arrestohet një person në Mushtisht të Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 02 October 2024

Një person dyshohet se duke paraqitur dëshmi dhe fakte të rreme, ka përfituar mbi 100 mijë euro nga dy viktima meshkuj kosovar.

I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës në Mushtisht të Prizrenit dhe është dërguar në mbajtje.

“Mushtisht /2023-2024.  Me datë 01.10.2024  është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti gjatë  periudhës së cekur kohore duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera