Sport

Përfaqësuesja e Kosovës U15 mbanë kamp treditor në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 29 September 2017

Përfaqësuesja e Kosovës U-15 do të mbajë kampin treditor në qendrën stërvitore në Grunberg të Gjermanisë.

Ky kamp fillon më 30 shtator, ku do të marrin pjesë një grup i futbollistëve të moshës 14-vjeçare, përkatësisht të lindur në vitin 2003.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Gazmend Haliti, ka bërë të ditur se këta futbollistë janë seleksionuar për herë të parë dhe ai së bashku me Isa Sadriun, do të kenë mundësinë t’i shohin nga afër cilësitë e këtyre futbollistëve, si dhe përgatitjen e tyre fizike dhe atë tekniko-taktike.

-Advertisement-

Gjithsej në këtë kamp do të jenë 27 futbollistë të cilët luajnë në klubet gjermane për grupmoshën U15.

“Të gjithë këta futbollistë kanë pranuar me dëshirë që të jenë pjesë e seleksionimeve nga stafi ynë, derisa fakti që ata luajnë në klube si Bayern Munchen, VFB Stuttgart, Borussia Monchengladbach, Ingolstadt, FC Augsburg etj, dëshmon se bëhet fjalë për futbollistë të nivelit shumë të lartë”.

“Këta futbollistë do ta kenë rastin të testohen në kamp, por ne gjatë tërë vitit do ta vëzhgojmë formën dhe zhvillimin e tyre deri te garat kualifikuese me ketë grupmoshë që mbahen në vitin 2019”, ka theksuar Gazmend Haliti për faqen zyrtare të FFK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera