Sport

Përfaqësuesja e Kosovës mbërrin në Zagreb (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 00:27 | 01 September 2017
Përfaqësuesja  A e Kosovës sot arriti në Zagreb të Kroacisë dhe u akomoduar në njërin nga hotelet më të mira të kryeqytetit.
Bashkë me ekipin kombëtar në Zagreb kanë udhëtuar presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, anëtari i KE, Bakir Burri dhe zëvendës sekretari i përgjithshëm Arianit Ahemeti.

Në komunikatën e FFK-së bëhet e ditur se nesër paradite prej orës 10.00 do të ketë analizë të lojës së ekipit rival.

Pasdite në orën 18.15 në stadiumin “Maksimir” përzgjedhësi do të ketë konferencën për media para ndeshjes, ndërsa në orën 18.45 Kombëtarja do të mbajë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Kroacinë.

Në mbrëmje krerët e FFK-së bashkë me krerët e FF të Kroacisë sipas traditës do të kenë një darkë të përbashkët.

-Advertisement-

kurtree

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera