Sport

Përfaqësueses së Kosovës i ndërrohet autobusi në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 22 March 2018

Përfaqësueses së Kosovës në hendboll për grupmoshat U20 për shkaqe sigurie i është ndërruar autobusi pak kilometra pasi kanë kaluar kufirin në Serbi.

Dy pjesëtarë të forcave policore janë në autobus ndërsa udhëtimi drejt Beogradit është bërë nën përcjellje të policisë dhe gjatë rrugës ka pasur patrulla të shumta policore për sigurinë e përfaqësueses së Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat e reja U20 është nisur për në Serbi për të marrë pjesë në turneun kualifikues.

-Advertisement-

Kosova është në grup me Serbinë, Norvegjinë dhe Sllovakinë. Turneu ishte paralajmëruar të mbahet në Kragujevc, por pas protestave të paralajmëruara për shkak të shkuarjes së Kosovës, është zhvendosur me qendrën e izoluar sportive “Kovilovo” që gjendet 12 kilometra larg Beogradit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera