Lajme

Përfaqësues të biznesit amerikan takohen me presidentin kinez

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 28 March 2024

Presidenti kinez Xi Jinping u takua me përfaqësues të qarqeve amerikane të biznesit, strategjike dhe akademike në Pallatin e Madh tëPopullit në Pekin të mërkurën.

Ai vuri në dukje se marrëdhëniet kino-amerikane janë ndër marrëdhëniet më të rëndësishme amerikane në botë. Nëse Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie bashkëpunuese ose kundërvënëse lidhet me mirëqenien e popullit amerikan e të popullit kinez dhe me të ardhmen e njerëzimit.

Presidenti dëgjoi me kujdes të ftuarit nga pala amerikane dhe iu përgjigj komenteve të tyre.

-Advertisement-

Ai theksoi se ekonomia kineze është e shëndetshme dhe e qëndrueshme. Vitin e kaluar, Kina regjistroi një ndër normat më të larta të rritjes ndër ekonomitë e mëdha dhe zuri mbi 30 për qind të rritjes globale, falë punës së madhe të popullit kinez dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Xi tha se konsensusi më i rëndësishëm që arriti me presidentin Joe Biden në takimin e vitit të kaluar në San-Francisko ishte nevoja për të stabilizuar dhe përmirësuar marrëdhëniet Kinë-ShBA.

Në muajt e fundit, zyrtarët kinezë dhe amerikanë kanë punuar për të zbatuar konsensusin e përbashkët të arritur mes të dy presidentëve, kanë mbajtur komunikimin dhe kanë bërë përparim në fushën politike e diplomatike, ekonomike dhe financiare, zbatimin e ligjit dhe kundër narkotikëve, ndryshimet klimatike dhe shkëmbimet njerëzore, tha Xi.

Në fjalët e tyre, Evan Greenberg, kryetar i Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë, Stephen Schwarzman, kryetar dhe CEO i “Blackstone Group”, Cristiano Amon, president dhe CEO i “Qualcomm”, Graham Allison, dekan themelues i Shkollës së Qeverisjes “John F. Kennedy” të Harvardit dhe Craig Allen, president i Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë, falënderuan presidentin Xi që gjeti kohë për t’i takuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera