Lajme

Përçarje në degët e Nismës

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 17 November 2018

Në disa degë të Nismës kanë filluar largimet e para nga kjo parti.

Largimi më i dukshëm nga kjo parti është në degën e NISMAS në Gjilan, ku sipas të larguarve shkak për këtë përçarje është shkarkimi nga posti i ministrit i Bajram Hasanit.

Por, këto deklarata i ka demantuar Valdete Bajrami

-Advertisement-

Pas lirimit nga detyra të ish ministrit, Bajram Hasani kanë filluar edhe lëkundjet e themeleve në degën e NISMËS SOCIALDEMOKRATE në Gjilan.

Kështu të paktën thonë individët që e braktisën këtë subjekt.

Ish-këshilltari i Bajram Hasanit, tash Kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu dhe nënkryetarja në NISMËS, Valmire Arifi, kanë treguar për T7 pse kanë dhënë dorëheqje, duke thënë se edhe anëtarë tjerë priten të largohen nga Nisma e t’i bashkohen Vatrës.

Se ka ndikuar shkarkimi i Hasanit në Gjilan e pranon edhe vetë zëdhënësi i degës.

Mirëpo këto deklarata, i demanton anëtarja e kryesisë në Gjilan, Valdete Bajrami. Sipas saj, çdo veprim që merret nga kryetari i partisë është i arsyeshëm.

Burime të T7 bëjnë të ditur se ka përçarje të NISMËS edhe në degë të tjera të Kosovës. Kjo për shkak të punësimeve që kjo parti u ka premtuar anëtareve të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera