Lajme

Përballja Bislimi – Petkoviq, a do të arrihet marrëveshje e re për targa?

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 21 April 2022

Sot është afati i fundit për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje për çështjen e targave të automjeteve. Dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të takohen në Bruksel për të gjetur zgjidhjen përfundimtare.

Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajcak, deklaroi dje se grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë kanë përgatitur diskutimet për kryenegociatorët dhe u takon Bislimit dhe Petkoviqit të arrijnë marrëveshje, shkruan Gazeta Express.

“Me punën e tyre, ata kanë përgatitur diskutimet e kryenegociatorëve, që do të mbahen nesër(e enjte, 21 prill). Tani, u takon kryenegociatorëve që të arrijnë një marrëveshje për të lëvizur përpara”, shkroi Lajçak dje në Tëitter.

-Advertisement-

Takimi mes Bislimit dhe Petkoviqit është paraparë të mbahet sot në ora 13:00 në kryeqytetin evropian.

Më 30 shtator të vitit të kaluar në Bruksel është arritur një marrëveshje e përkohshme lidhur me targat, me kusht që një marrëveshje përfundimtare të arrihej brenda gjashtë muajsh.

Me marrëveshjen e përkohshme, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që automjetet e dy vendeve, gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra të bardha ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

Marrëveshja është arritur pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kishin bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti. Me ato masa, automjetet me targa të Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, është dashur të vendosin targa të përkohshme – ngjashëm siç kanë vepruar shoferët e automjeteve me targa të Kosovës kur kanë hyrë në Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera