Lajme

Për vota partitë nuk heqin dorë nga “të korruptuarit”

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 22 May 2017

Partitë politike kanë përfshirë në listat zgjedhore për deputetë edhe persona që kanë probleme me ligjin. Kjo po ndodh, pavarësisht thirrjeve të shoqërisë civile dhe diplomatëve të huaj për mospërfshirje në lista të atyre që kanë njolla, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Mirëpo, kjo mbetet vetëm në vullnetin dhe moralin e partive, pasi me ligj u ndalohet të garojnë vetëm ata të cilët janë dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatave. Ndërkaq dy koalicionet e mëdha – PDK e LDK – vazhdojnë t’i mbajnë sekret emrat e kandidatëve për deputetë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se partitë për qëllime përfitimi i kanë futur në lista edhe ata që kanë probleme me ligjin.

-Advertisement-

“Brenda listave do të ketë persona që kanë probleme me ligjin. Por, partitë i lënë ata me qëllim në lista, ngase janë njerëz nga të cilët përfitojnë. Partitë nuk mërziten fort për moralin, kështu që nuk do t’i pastrojnë listat plotësisht”, ka thënë Mushkolaj për “Kohën Ditore”. Sipas tij, u mbetet votuesve që me votën e tyre “t’i ndëshkojnë” ata që kanë probleme me ligjin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera