Lajme

Për shkaqe sigurie, seanca në rastin Capat-Sekiraqët mbahet sot në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 03 September 2024

Sot nga ora 14:00 në hapësirat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) do të mbahet seanca ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash të Prishtinës ditë më parë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca do të mbahet në vendin ku pesë të dyshuarit po trajtohen aktualisht.

“Seanca ndaj pesë të dyshuarve do të mbahet në QKUK dhe do të nisë nga ora 14:00. Seanca dëgjimore do të mbahet ndaj Salih Sekiraqës, Korab Gashit, Robert Llumnicës, Fatos Abazit dhe Valdrin Ademit”, tha Gashi.

-Advertisement-

Të dielën e 1 gushtit të këtij viti në Aktash u shkrepën rreth 100 plumba, ku mbeti i vrarë një person. Të përfshirë në këtë përleshje me armë ishin grupet “Sekiraqët” dhe “Capat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera