Për pesë ditë fushatë, 30 ankesa për shkelje të kodit të mirësjelljes
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 26 September 2017
Kanë filluar ankesat e para në drejtim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Kryetari i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, tha për Radio Kosovën se për pesë ditët e para të fushatës zgjedhore në PZAP janë parashtruar një numër i madh i ankesave, të cilat po shqyrtohen.
“Deri dje në ora 19:00, PZAP ka pranuar gjithsej 32 ankesa. Prej tyre 14 janë aprovuar. 4 janë refuzuar. Ndërsa 14 janë në procedurë të shqyrtimit dhe për to do të vendoset brenda afatit ligjor”, tha ai.
Sipas Deskut, natyra e ankesave të parashtruara në PZAP, ka të bëjë me shkelje të kodit të mirësjelljes nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore. Deri më tani si subjekt politik, Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme që ka bërë ankesa në PZAP për shkelje të kodit zgjedhor.
“Prej 32 ankesave vetëm dy ankesa janë parashtruar nga një subjekt dhe një OJQ, ndërsa 30 ankesa janë parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe KDI-ja apo Instituti Demokratik i Kosovës. Natyra e ankesave ka të bëjë kryesisht me thyerjen e kodit të mirësjelljes gjatë bërjes së fushatës zgjedhore të subjekteve politike, kandidatëve dhe mbështetësve të tyre”, tha Desku.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka filluar para gjashtë ditësh dhe do të zgjasë një muaj. Partitë politike fushatën do e përmbyllin më 20 tetor. 21 tetori do të jetë heshtje zgjedhore. Ndërsa me 22 tetor do mbahen zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...