Lajme

Për një vend pune në shtet, radhë të gjata të qytetarëve për testin me shkrim

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 17 September 2022

Radhë të gjata të qytetarëve janë krijuar para objektit të Fakultetit Juridik dhe Ekonomik, ku do të mbahet testi me shkrim për grupin e dytë të aplikantëve për 50 pozitat, për të cilat ka hapur konkurs Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, raporton Express.

Lexues të gazetës kanë dërguar disa fotografi, ku shihen qindra qytetarë duke pritur.

-Advertisement-

Ndryshe, në gusht të këtij viti Ministria e Punëve të Brendshme kishte hapur një konkurs për 50 vende të lira pune për pozitën “Zyrtar administrativ” ku mes tjerash kërkohej vetëm diploma e shkollës së mesme.

Dje u bë i ditur numri i personave që kanë plotësuar kriteret dhe janë ftuar për testim. Numri është tejet i madh, pra për 50 vende kanë aplikuar 3 mijë e 335 kandidatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera