Lajme

Për një javë veç 15 raste, jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Zelandë të Re, pasi nuk respektoi masat “Jam idiot”

Autori: Halil Berisha 14:28 | 02 July 2020

Krejt bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, ndërsa shumë shtete edhe po zbatojnë karantinën dhe masa strikte për të parandaluar përhapjen e tij.

E një gjë të tillë po e bën edhe shteti i Zelandës së Re, shkruan gazeta Infokus.

Por, atje ka ndodhur një gjë sa interesante aq edhe e pazakontë, sidomos për politikën në Kosovë.

-Advertisement-

Ministri i Shëndetësisë atje, David Clark, ka dhënë dorëheqje nga ky post, duke thënë që nuk ka mundur të menaxhoj si duhet situatën me COVID-19.

Madje, ai e ka quajtur vetën edhe idioit, pasi ka shkelur masat e vendosura, shkruan gazeta Infokus.

Clark, dy herë ka thyer këto rregulla, njëherë duke dalë me bicikletë në malin afër shtëpisë së tij në Dunedin dhe njëherë pasi udhëtoj për rreth 20 kilometra për të shkuar në bregdet të shëtsië me familje.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arden e ka përkrahur këtë dorëheqje duke thënë që ishte esenciale për lidershimin dhe menaxhimin e shëndetësisë, shkruan gazeta Infokus.

Kujtojmë që në Zelandë të re, ka shumë pak raste me COVID-19, ku për një javë ishin veç 15 raste pozitive.

Në këtë vend, janë veç 18 raste aktive, derisa në total kanë qenë të infektuar 1 mijë e 530 qytetarë, ku 1 mijë e 490 janë shëruar e 22 kanë vdekur.

Kujtojmë që në Kosovë veç këtë të mërkurë ishin 113 raste të reja, ndërsa ka më shumë se dyfish më pak numër të banorëve se sa Zelanda e Re, shkruan gazeta Infokus.

E këtu, nuk kanë qenë të rralla rastet kur vet zyrtarët më të lartë shtetërorë kanë thyer e nuk kanë respektuar masat e vendosura nga vet ata, e jo veç që nuk kanë dhënë dorëheqje, por as nuk kanë kërkuar falje për këto gjëra./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera