Lajme

Për një javë policia ndalon 6 raste të kontrabandës në Kosovë, konfiskohet vaj, alkool e produkte të tjera

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 23 August 2022

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i antikontrabandës, në javën e fundit ka ndaluar 6 raste të kontrabandimit në Kosovë.

Pesë nga këto raste që u parandaluan nga policia ndodhën në Mitrovicë ndërsa një në Prizren, shkruan Gazeta Infokus.

Në Mitrovicë policia ka ndaluar një automjet i cili po transportonte 1500 litra vaj përmes rrugëve ilegale nga Serbia.

-Advertisement-

“Njësit e Doganës së Kosovës kanë pasur një javë të sukseshme në parandalimin e kontrabandimin ku sukseshem kanë parandaluar gjashtë (6) raste të tentim kontrabandës. Fillimisht në Mitrovicë, njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinën e Kosovës kanë arritur të identifikojne dhe ndalojnë një automjet transpotues i cili ishte duke transportuar 1500 litra Vaj Ushqimor të kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale”, raporton njësia Antikontrabandë.

“Në qytetin e Mitrovices janë regjistruar edhe tri raste tjera kontrabande ku u parandalua futja e mallrave si Pije jooalkolike me sasi prej 450 litra , 2000 copë mikro kabllo telefona , dhe 10,800 copë vezë të freskëta”, shpjegon policia për rastet në Mitrovicë.

Ndërsa sipas policisë në Prizren u ndalua një person i cili posedonte produkte pa dokumantacion për prejardhjen.

“Raste kontrabande janë raportuar edhe ne qytetin e Prizrenit ku gjatë një kontrolle te një ngarkese u vërtetua se malli nuk kishte dokumentacion mbi prejardhjen , malli badema me sasi prej 680 kilogramësh është sekuestruar gjithashtu”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera