Sport

Për nderë të një vjetorit të vdekjes së doktor Gjon Gjidodës organizohet ndeshje futbollistike në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 25 January 2021

Janë bërë 1 vit prej vdekjes së doktorit, Gjon Gjidoda, i cili humbi jetën në një aksident trafikut, shkruan Gazeta inFokus.

Gjidoda ka shërbyer si mjek në komunën e Klinës për shumë vite dhe për nderë të një vjetorit të vdekjes së tij QKMF në Klinë ka organizuar homazhe përkujtimore.

Përveç homazheve është zhvilluar edhe një ndeshje futbollisitke ndërmjet QKMF ” Nënë Tereza” dhe Bashkia Krume nga Shqipëria.

-Advertisement-

Madje është marrë vendim që ky turne të jetë tashmë tradicional me karakter shtetëror dhe me mbështetje të Odës së Mjekëve të Kosovës.

Më poshtë keni shkrimin e dërguar nga Dr. Haxhi Ibishi në redaksinë e Gazetës inFokus.

“Për nderë të 1 vjetorit të vdekjes së kolegut tonë Dr Gjon Gjidoda, QKMF në Klinë organizuan homazhe përkujtimore në kujtim të jetës dhe veprës së Dr Gjon Gjidodës.

U zhvillua ndeshje futbollistike në mes të QKMF ” Nënë Tereza” dhe Bashkia Krume.

U vendos qe ky turne te jetë tashmë tradicional me karakter shtetëror dhe me mbështetje të Odës së Mjekëve të Kosovës.

Falënderojmë Kryetarin e Komunës së Klinës për pjesëmarrjen në Organizim.

Falënderime dhe mirënjohje për:

Kompaninë CFO ne krye me Drejtoreshën Irena Bano.

Institucionet fetare ne Kline:

Don Pal Tunaj

Hoxhe Fitim Bojaj dhe Etem Desku.

Përgjegjësin për sport z.Rexhe Buqani

  1. Zenel Bashota

QKMF-Klinë dhe kolegët e Dr Gjonit me veprimtarinë e tyre do të kujdesën që jeta dhe vepra e tij te mbesin në mesin tonë”./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera