Për muskuj të fortë dhe shëndet të plotë/ Frutat që duhet të zgjidhni patjetër
Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 10 May 2021
Nëse po përpiqeni të mirëmbani ose të shëroni muskujt, frutat janë të vetmet që nuk ju vijnë ndërmend. Por gaboheni. Frutat janë po aq të rëndësishme sa çdo ushqim tjetër.
Kaliumi që ato përmbajnë ndihmon muskujt, karbohidratet parandalojnë djegien e muskujve dhe antioksidantët i mbrojnë ato nga dëmet e oksidimit.
Kaliumi për muskujt
Kaliumi është një mineral që promovon ekuilibrin e elektroliteve, por ai bën më shumë se kaq. Ju keni nevojë për kalium të mjaftueshëm për të rritur nivelin e proteinave dhe masës muskulare. Çdo frut mund të plotësojë nevojën ditore për kalium, por pjepri, banania, portokalli, kivi, kumbullat dhe kajsitë janë veçanërisht të mira.
Karbohidrate dhe proteina
Karbohidratet i japin organizmit energji, por nëse nuk merrni mjaftueshëm atëherë trupi do të djegë muskujt për të marrë energji. Studimet tregojnë se nëse keni aktivitet të fortë fizik dy herë në javë, atëherë të paktën gjysma e kalorive tuaja duhet të burojë nga karbohidratet që janë ushqyesit makro në çdo frut dhe rrjedhimisht janë një zgjedhje e shëndetshme për muskujt. Zgjidhni rrushin, dardhën, qershitë, ananasin dhe hurmat e Arabisë.
Antioksidantët mbrojnë muskujt
Aktiviteti i fortë fizik shkakton reagime kimike që dëmtojnë qelizat, ndaj sigurohuni të merrni shumë antioksidantë dhe kryesisht nga ushqimi. Frutat janë më të pasurat me antioksidantë, përfshirë vitaminën C, karotenoidët dhe flavonoidët. Furnizohuni me antioksidantë që të mbroni muskujt duke konsumuar më shumë agrume, qitro, mollë dhe fruta pylli.
Më shumë fruta
Mënyrat se t’i përfshini frutat në stilin tuaj të ushqyerjes janë të panumërta. Në fund të çdo vakti mund të ëmbëlsoheni me një frut. Frutat janë një zgjedhje fantastike edhe pas aktivitetit fizik. Përzijeni frutin e preferuar me kos dhe merrni ushqyesit për të cilat trupi ka nevojë për të ardhur në formë dhe për t’u ndjerë më të gjallëruar./AgroWeb
Të tjera
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...