“Për çështje nacionale do të bashkëpunojmë me Qeverinë”
Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 14 September 2017
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka bërë me dije se kjo lëvizje nuk voton asgjë që dëmton interesin e vendit, kurse është e gatshme që për çështje nacionale të bashkëpunojë me Qeverinë, nëse kjo e fundit është e vendosur ta mbrojë interesin kombëtar.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Dërguti ka thënë se interesi i Kosovës rrezikohet që prej çastit kur Qeveria varet nga Lista Serbe.
Ajo ka uruar që Qeveria Haradinaj të mos ketë jetëgjatësi. Në këtë intervistë, nënkryetarja e Kuvendit e ka vlerësuar veprim të duhur vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Murat Mehës nga komisioni për shënimin e vijës kufitare me Malin Zi dhe për emërimin e Shpejtim Bulliqit.
“Ne vazhdimisht jemi angazhuar për mbrojtjen e interesit të Kosovës dhe këtë do ta bëjmë çdo herë. Lëvizja Vetëvendosje! nuk voton asgjë që dëmton interesin e vendit, kurse është e gatshme që për çështje nacionale të bashkëpunojë me qeverinë, nëse kjo e fundit është e vendosur për mbrojtjen e interesit nacional”, ka thënë Dërguti.
Në këtë intervistë, Dërguti ka folur edhe për bashkëpunimin që kjo lëvizje mund të ketë me LDK-në në këtë mandat. Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe bashkërendim me partitë opozitare. “Edhe këtë herë shpresoj të kemi opozitarizëm të mirëfilltë e përmbajtjesor dhe në mbrojtje të interesave të vendit e të qytetarëve. Edhe në dy mandatet e kaluara, edhe kur kemi qenë opozitë më e vogël, ne kemi treguar gatishmëri për bashkëpunim e koordinim. Falë një koordinimi dhe bashkëpunimi të mirëfilltë u mundësua që në mandatin e kaluar t’i ndalim marrëveshjet e dëmshme, ani pse kishim përgjysmë më pak deputetë. Tani jemi partia më e madhe në Kuvend me 32 deputetë dhe sigurisht se opozita do të jetë shumë më e fuqishme, ndaj presim që edhe LDK-ja të tregojë konstuktivitet në bashkëpunim”, ka thënë Dërguti.
Të tjera
-
Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një vid...
-
BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në
Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan...
-
Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1708 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Vidhet nga një shtëpi në Prishtinë kasaforta me ạrmë e fishekë
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici së në shtëpinë e tij në rrugën...
-
Kanọsi një person në Facebook, arrestohet i dyshuari në Lipjan
Një person në Lipjan është arrestuar pasi përmes rrjetit social Facebook ka k...
-
Katër raste të dhụnës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të dhunës në familje të ci...
-
61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve
Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe nj...
-
Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë
Ish-kryeshefja e infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatë...
-
Në tri javë fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP
Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata ele...
-
Tahiri i AAK-së paralajmëron: Kurti do të pësojë humbje me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se ...
-
AAK mban takim me biznese dhe tubim në Prishtinë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët – Forumi intelektual e30 – Ideal do të mba...
-
Në Speciale vazhdon procesi në rastin `Januzi dhe të tjerët`
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë do të vazhdojë seanca gj...