Lajme

Për 24 orë tre fëmijë braktisen e keqtrajtohen në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 09 May 2023

Rastet e keqtrajtimit dhe braktisjes në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë shumë të shpeshta, shkruan Gazeta Infokus.

E brenda një dite në Kosovë janë raportuar 3 të tilla, një në Prishtinë, një Gjilan dhe në Pejë.

Në kryeqytet është raportuar se policia gjatë një plani operativ ka hasur në një person duke kërkuar lëmoshë së bashku me dy fëmijët e tij e ku edhe është arrestuar nga policia.

-Advertisement-

“Rruga B, Prishtinë 08.05.2023 – 14:20. Njësiti policor gjatë planit operativ ka hasur të dyshuarin mashkull  kosovar duke kërkuar lëmoshë, së bashku me dy fëmijët e tij. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti është liruar në procedurë të rregullt”

Ndërsa në Gjilan është raportuar se një nënë e ka keqtrajtuar fëmijën e saj e cila ishte në gjendje të rëndë psikike.

Siç raporton policia e dyshuara është dërguar në trajtim psikiatrik në spitalin e Gjilanit.

“Gjilan 08.05.2023 – 19:15. Pas informatës se një femër kosovare është duke e keqtrajtuar fëmijën e saj, njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes ku ka hasur të dyshuarën e cila ishte në gjendje të rëndë psikikë. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor psikiatrik në Spitalin e Gjilanit. Fëmija pas trajtimit mjekësor u është liruar familjarëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”

Si dhe rasti i tretë i cili është raportuar si “Keqtrajtim apo Braktisje e Fëmijës”, në Pejë është bërë nga një plan operativ i policisë të cilët kanë hasur në një nënë së bashku me fëmijën e saj 3 muajsh duke kërkuar lëmoshë.

“Pejë 08.05.2023 – 13:55. Njësiti policor gjatë planit operativ kanë hasur të dyshuarën femër kosovare bashkë me fëmijën e saj 3 muajsh duke kërkuar lëmosh. E dyshuara është shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit ne prezencë të Qendrës për Punë Sociale. në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndryshe Gazeta Infokus, ka raportuar edhe më herët për këtë fenomen të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve ku në bazë të statistikave, 217 fëmijëve në Kosovë prindërit kosovarë ua lëshuan dorën brenda dy viteve të fundit./Gazeta Infokus/

Qindra fëmijë u lanë rrugëve nga prindërit kosovarë për dy vite

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera