Sport

Pep Guardiola vazhdon kontratën me Manchester Cityn

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 19 November 2020

Pep Guardiola ka vazhduar kontratën e tij si trajneri i Manchester Cityt, shkruan Gazeta inFokus.

Guardiola ka nënshkruar marrëveshje edhe për dy vite të tjera si drejtues i ‘Citizens’, duke shuar kështu gjitha spekulimet për të ardhmen e tij.

49 vjeçari, që erdhi në ‘Etihad’ në vitin 2016, do të qëndroj aty deri në vitin 2023, të paktën kështu është marrëveshja.

-Advertisement-

“Që kur kam ardhur në Manchetser City jam ndjerë i mirëseardhur, si në klub ashtu edhe në qytet, nga lojtarët, stafi, tifozët, njerëzit e Manchesterit, presidenti dhe pronarëve”, ka thënë Guardiola, shkruan SKY SPORTS, transmeton Gazeta inFokus.

“Që nga atëherë ne kemi arritur marrëveshje të mirë së bashku, kemi shënuar gola, kemi fituar trofe dhe ndeshje, jemi shumë krenar për këtë sukses.

Përkrahje e tillë është gjëja më e mirë që mund të ketë çdo trajner. Kam gjithçka që dua për të bërë punën time mirë dhe u përulem për besimin pronarëve dhe presidentit, të cilët me kanë treguar që duhet të rrijë edhe për dy sezone tjera”, ka përfunduar Guardiola./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera