Pensionohet Gerti Shima, basketbollisti shqiptar që la gjurmë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 21 October 2021
Një nga basketbollistët më të dalluar shqiptar është Gerti Shima, i cili ka vendosur të pensionohet përfundimisht nga basketbolli.
Pas një karriere të bujshme, në Kosovë e Shqipëri, si dhe me kombëtaren kuqezi, shtatlarti shqiptar ka vendosur të largohet nga parketi.
Ai ishte shumë i dashur për tifozët në Kosovë, ndërsa ishte pjesë e AS Prishtinës, Pejës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.
“I erdhi fundi një karriere të mrekullueshme, pas 21 vjetësh, e mbaj mend çdo detaj, që nga shënimi i parë me Tiranën në moshën 14 vjeçe, e po ashtu edhe me ndeshjen e parë ndërkombëtare ku takohej kampioni i Kosovës kundër kampionit të Shqipërisë. Në atë kohë luaja me Tiranën dhe ndeshja po zhvillohej në Mitrovicë më 2001 kundër Trepçës. Ka qenë një përvojë e bukur për 21 vite. Tash jam inkuadruar në Komitetin Olimpik Shqiptar dhe po merrem me sport. Ende nuk po më mungon basketbolli (qesh). Kam dashur të mbyll karrierën në formë, siç e kam bërë tani”, është shprehur Shima për faqen zyrtare të FBK-së.
Ai foli edhe për përvojën në Kosovë. “Kam qenë për gjashtë vite në AS Prishtinë, Pejë, ku jemi shpallur kampion me Dardanin (Berishën), Samirin (Saptahoviq), si dhe bashkëlojtarët tjerë dhe pastaj ishte kalimi në Bashkim, ku kam kaluar shumë mirë dhe po ashtu në Prishtinë, pavarësisht se në atë kohë u bë zhurmë, por sporti profesionist i ka këto. Kam krijuar gjëra të mira dhe më bëjnë të lidhur dhe kthehem me nostalgji dhe me shumë miq që më presin në Kosovë”, nënvizoi Shima.
Ai ishte shumë i dashur për tifozët. “Tifozët më kanë përkrahur gjithmonë, sepse në parket kam dhënë maksimumin. Shqiponjat, Plisat dhe Arpagjikët. Përvojën më të mirë në karrierën time e kam pasur në Kosovë, pavarësisht se kam luajtur shumë edhe në Shqipëri. I jam falënderues të gjitha skuadrave ku kam luajtur dhe të gjithë sportdashësve”, përfundoi Gerti Shima, i cili ka fituar shumë trofe në Kosovë dhe Shqipëri.
Të tjera
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...