Lajme

Pensionimi për policët pritet të jetë nga mosha 55 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 30 October 2022

Shumë shpejt në uniformë të Policisë së Kosovës mund të mos shihni zyrtarë më të moshuar se 55 vjeç.

Të paktën kështu thuhet në një draft-projektligj për pensiononim.

Neni 6 i këtij drafti thotë se mosha e pensionimit të rregullt është 55 vjeç. 10 vjet më re sesa tash, kur policët pensionohen në moshën 65 vjeçare.

-Advertisement-

Nëse ky draft votohet rreth 1500 policë do të pensionoheshin menjëherë. Ata do të merrnin për pension pak më shumë se gjysmën e pagës bruto.

“Baza e pensionit të rregullt të zyrtarit policor nga grada polic i lartë deri në gradën kolonel është katër dhjetë 40% e pagës bruto të zyrtarit policor në momentin e pensionimit. Për çdo vit shërbimi si zyrtar policor, koeficienti i përqindjes rritet për 2%, por nuk mund të kaloj gjashtëdhjetë 60% e pagës bruto”.

E për ata që nga 50 vjeç duan të pensionohen drafti parasheh pagë më të ulët. Më së paku 15 vite shërbim në Polici dhe Inspktorat, të pensionuarit marrin vetëm 35% të pagës bruto.

Përpos pensioni të rregullt, vullnetar parashihet edhe kategoria e pensionimit invalidor dhe familjar.

“Lartësia e pensionit të bashkëshort/it-ës, bashkëshort/it-ës jashtëmartesor është pesëdhjetë 50% e pensionit që i është paguar pensionistit.”, thuhet në këtë draft.

Pikërisht për këtë nen ka vërejtje Sindikata e Policisë përkundër se nuk janë njoftuar zyrtarisht nëse ky draft do të përcillet për në komisione.

“Edhe kjo për neve është e papranueshme, pse të mos jetë 100%, pse mos ta gëzojë një bashkëshorte-bashkëshort që mbas vdekjes së njërit prej tyre ta merr pensionin e njëjtë. Nga Sindikata e Policisë së Kosovës thonë se ky draft është i njohur për ta, përkundër që zyrtarisht nuk e kanë pranuar”, deklaron për RTV Dukagjini Zeqiri.
Zeqiri thotë se nëse ky draft kthehet në ligj kanë edhe kundërshtime të tjera.

“Kjo përqindja maksimale të jetë të paktën minimumi 80% e pagës bruto, sepse bazuar edhe në standardet dhe kushtet aktuale duke u bazuar edhe në polici e Rajonit që i kemi e që ata pensionohem te Maqedonia p.sh. me pagën e fundit që e merr”, deklaron kreu i Sindikatës.

Ministria e Brendshme as nuk e konfirmuar por as mohuar ekzistencën e këtij drafti. Të paktën deri në publikimin e këtij raporti. Ndërkohë disa nga anëtarët e Komisionit për Siguri kanë thënë se nuk e e kanë parë draftin, por që të ditën e marte pritet të sillet në këtë komision.

Policia e Kosovës numëron rreth 9500 zyrtarë, forca të cilat janë ndër të vetmet në botë që ende nuk kanë sigurim shëndetësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera