Sport

Peja bëhet me shkollë të xhudos

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 10 October 2018

Me ndihmën e Federatës së Xhudos së Kosovës dhe ndihmën e selektorit të Kosovës Driton Kuka, në Pejë po hapet shkolla e parë e xhudos në Kosovë.

Sipas trajnerit Admirim Sahara ende nuk dihet numri i nxënësve pasi që janë në fazën e regjistrimit të tyre.

Ai tha se përkrahje për shkollimin e gjeneratave të reja do të japin edhe xhudistët e xhudistët që kanë bërë emër të garat ndërkombëtare duke i dhënë Kosovës numrin më të madh të medaljeve, përfshirë edhe një të artë olimpike.

-Advertisement-

“Normalisht do të kemi përkrahje edhe nga trajneri dhe xhudistët më të mirë si Driton Toni Kuka (trajner), Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Shpat Zeka etj”, tha Sahara për KALLXO.com.

Ai tha se stërvitjet do të mbahen në objektet e shkollës së mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë.

KALLXO.com kishte raportuar se si kohë më parë kampionia botërore dhe olimpike, Majlinda Kelmendi kishte ushtruar në kushte jo të mira dhe pa ngrohje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera