Sport

Pedrosa befason të gjithë në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 10 June 2017

Do të jetë Dani Pedrosa ai që do të niset nga “pole positon” në Çmimin e Madh të Katalunjës në Botërorin e MotoGP.

Mjaft mirë u paraqit në këtë pistë edhe piloti tjetër spanjoll, Jorge Lorenzo me Ducatin që u rendit në vendin e dytë. Ai që e plotëson vijën e parë të nisjes është italiani Petrucci. Kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez në 2 momente u bë protagonist me rrëzimet e tij, megjithatë katalanasi arriti të regjistrojë kohën e katërt më të mirë në këto prova zyrtare duke lënë pas Aleix Espargaro, transmoetn TCh.

Akoma më keq shkuan gjërat për Yamaha-n. Kryesuesi i botërorit, Maverick Vinales nuk shkoi më shumë se vendi i 9, ndërsa Rossi i pagoi shtrenjtë vështirësitë që hasi gjatë provave të lira dhe do të nisë garën e së dielës nga vendi i 13.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera