Peci në Panairin e 60-të të Bujqësisë në Slloveni: Mundësi për partneritet me agrobiznese
Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 20 August 2022
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Panairit të 60-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit AGRA 2022, i cili është duke u mbajtur në Gornja Radgona të Sllovenisë dhe ku pjesëmarrës ishte edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
Gjatë kësaj ceremonie, Peci krahas takimeve të shumta me homologë të vendeve të rajonit, me ftesë të homologut maqedonas, Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupco Nikollovski, ka vizituar stendën e prodhimeve maqedonase, me ç’rast u zhvillua një prezantim i produkteve të këtij shteti.
“Gjatë kësaj vizite, theksova se pjesëmarrja institucionale dhe e agro-bizneseve në panaire të tilla është mundësi e mirë për krijimin e partneriteteve të reja me agrobiznese të vendeve të ndryshme të rajonit e më gjerë dhe theksova se mundësinë e pjesëmarrjes në këtë panair vitin tjetër do ta kenë edhe prodhuesit kosovarë”, theksoi Peci.
Në anën tjetër, gjatë ditës Ministri Peci zhvilloi edhe një takim me homologun slloven, ku u dakorduan që ta rrisin bashkëpunimin me shtetin slloven në fushën e bujqësisë.
“Ne kemi avancuar agjendën legjislative duke miratuar një sërë ligjesh jetike për sektorin e bujqësisë të cilat do të mundësojnë rritjen e mëtutjeshme të cilësisë së prodhimeve vendore, në mënyrë që prodhimet tona, akoma edhe më shumë të jenë prezente në tregun e Bashkimit Evropian”, tha Ministri Peci.
Ndryshe, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Ushqimit (AGRA), i cili organizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë, do të jetë i hapur deri më 25 gusht 2022.
Të tjera
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...