Peci: Buxheti për bujqësinë është rritur për 45 për qind, e kemi vendosur meritokracinë
Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 16 November 2023
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar se buxheti për bujqësinë është rritur për 45 për qind, ndërsa thotë se vlerësimin për punën e tij e japin bujqit dhe fermerët.
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2024, Peci thotë se buxheti për këtë sektor do të jetë mbi 84 milionë euro, për të cilën e konsideron si përmbushje të premtimit elektoral.
“Sa i përket sektorit të bujqësisë duhet ta bëjmë një krahasim të gjendjes të cilën e ka marrë drejtimin e Ministrisë dhe sfidat të cilën është përballur kjo Qeveri, posaçërisht duke marrë parasysh gjendjen katastrofale që e ka lënë Qeveria paraprake. Ta zëmë nëse buxheti i vitit 2021 ka qenë 61 milionë euro, buxheti i vitit 2024 është 84.8 milionë euro me projekte ndërkombëtare e kap shifrën prej 100 milionë euro, që nën kupton përmbushjet e tërësishme të premtimit tonë qeveritar gjatë fushatës”, thotë Peci.
“Aktualisht i buxhetit të vitit 2024 dhe buxhetin në të cilën gjendjen e ka marrë Ministria e Bujqësisë është një rritje prej 45 për qind po përveç kësaj disa kolegë deputetë me të drejtë thanë se është shumë e rëndësishme se secili prej nesh me pas vlerësimin se për çka do të mbahet mend gjatë mandatit qeverisës. Unë jam njëri nga ministrat në të cilën vlerësimin ma të mirë e bëjnë fermerët në baza ditore dhe se periudha e kësaj qeverie në sektorin e Bujqësisë do të ndihet si periudha kur Qeveria e ka vendosur meritokracinë”, u shpreh Peci./EO/
Të tjera
-
Vuçiq i hapur edhe për qeveri të re, edhe për zgjedhje të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se do t’i nisë men...
-
Lushtaku pas takimit në Klinë: Me këtë energji, nuk ka pengesë që mund të na ndalë
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Ky është rrugëtimi ynë për vendin tonë
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me një tubim në vendlindjen e tij, në ...
-
Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së
Zëdhënësi i AAK-së, njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka publ...
-
Gjendet një person i vdẹkuṛ në hyrjen e Termocentralit Kosova A, policia nis hetimet
Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në hyrjen e Term...
-
Dervishaj: Edhe Klina mundet 77 herë më mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
Aksion i Policisë në Prishtinë, zbulohet laboratori për falsifikimin e dokumenteve, sekuestrohen 20 mijë mikroçipa e dokumente nga 51 shtete
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë zbuluar një shtëpi në Prishtin...
-
KQZ miraton sloganin e zgjedhjeve: `Vota jote për Kosovën 2025`
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot sloganin zyrtar për zgje...
-
Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji
Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuar...
-
Xhafer Gashi: Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, është një zotim që do ta realizojmë së bashku
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Haradinaj: Istogu me rrethinë, bukur shpesh e ka dridh Serbinë
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ka m...
-
Bedri Hamza qytetarëve në Klinë: Do ta përfundojmë autostradën për Pejë, që kalon kah ju
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...