Peci: 3 milionë euro janë ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet në bujqësi
Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 29 November 2022
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e ka diskutuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecin.
Ministri Peci tha se buxheti i ndarë vit për këtë ministri është 87 milionë euro. Ai ka sqaruar se kanë ekzekutuar rreth 55 milionë euro subvencione për fermerët.
Ai ka bërë të ditur se për kompensimin e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet në bujqësi janë ndarë 3 milionë euro.
“Ne si Qeveri kemi paraparë që buxheti për vitin 2023 për MBPZhR-në të jetë 87 milionë euro, kemi një rritje të konsiderueshme. Sa i përket buxhetit vetanak kemi vazhduar rritjen në pagesat direkte. Në kategorinë e subvencioneve deri në këtë faze kemi implementuar rreth 55 milion e 163 mijë e 217 euro për fermer në kuadër të programit. ”.
“Kompensimi i dëmeve për fermerë do të jetë 3 milionë euro. Për ne është sfidë mungesa e akomodimit të stafit dhe qeraja e lartë që Ministria e Bujqësisë paguan, kemi ndarë buxhet edhe për ndërtimin e objektit të ministrisë”, tha ai.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se rregulloret e Komisionit për trajtimin e buxhetit janë të panevojshme, duke shtuar se është e gëzuar me rritjen e buxhetit, por sipas saj, me rritjen e çmimeve ky buxhet nuk i mbulon kërkesat e fermerëve.
“Konsideroj që kjo pikë e rregullores për trajtimin e buxhetit është i panevojshëm dhe i pa rëndësishëm. Buxheti për këtë vit është rrit për 21% dhe ky fakt me gëzon, mirëpo në rritjen e këtij buxheti janë rritur edhe shpenzimet. Kjo rritje nuk duhet të na jep vetë kënaqësi. Kërkesat janë më të mëdha se sa që është ndarë buxheti”, tha ajo.
Të tjera
-
Pritjet më të gjata janë në këtë pikë kufitare
Gjatë orëve të mbrëmjes ka rënë fluksi i udhëtarëve nëpër pikat kufitare të K...
-
Aksident ajror në Stuttgart, dy të plagosur rëndë pas rënies së fluturakes
Pasditen e së dielës ka ndodhur një aksident ajror gjatë uljes në aeroportin ...
-
Hamza: Puna në Trepçë më mësoi se për të arritur diçka në jetë duhet shumë punë dhe sakrificë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ndi...
-
Abelard Tahiri: Jemi rrugës për ta çuar në burg Martin Berishajn
Kandidati i PDK‘së për deputet Abelard Tahiri, ka qenë i ftuari i radhës në e...
-
Tik-Toku sërish pikënisje e sherrit, të rinjtë përleshen me mjete të forta në Tiranë
Problem që pikënisjen e kishte nga Tik-Toku, u shënua sërish mbrëmjen e së sh...
-
KFOR njofton për patrullime të ushtarëve italianë të KFOR’it në bjeshkët e Istogut në “kushte ekstreme”
KFORI ka njoftuar se sot ka zhvilluar një sërë aktivietesh patruimi dhe vëzhg...
-
Moti i fundvitit dhe Vitit të Ri: Ngrica, mjegull dhe mundësi për reshje bore
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ...
-
2024 | Dialogu Beograd-Prishtinë në ngërç
Dialogu Beograd-Prishtinë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, nuk solli asnjë progres...
-
Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025
Dy ditët e fundit të vitit 2024 mbi vendin tonë do të jenë kryesisht me diell...
-
Ish krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Krasniqi
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, të cilët po përballen me Gjy...
-
47,000 euro për sponzorimet në Facebook – Shumat rekord të shpenzuara nga Lumir Abdixhiku për postimet personale dhe të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka investuar një ...
-
“Sulmi në Ibër-Lepenc cenoi sigurinë”, Buardani: Roli i KFOR-it ende vendimtar
Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe me potencial të qëndrueshëm ...