PDK thirrje deputetëve: Mos e votoni Projektligjin për pagën minimale, nuk i plotëson nevojat e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus
10:56 | 06 June 2022
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i bëri thirrje Qeverisë, të hënën, që ta tërheqë projektligjin për pagën minimale, ta ndryshojë e më pas ta ridërgojë në Kuvend për votim.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, deklaroi të hënën në Prishtinë, se në këtë projektligj nuk janë përfshirë veteranët e UÇK-së, gjë që sipas tij, është e papranueshme të lihen anash.
Në një konferencë për medie, Qalaj ka thënë se ky Projektligj është diskriminues dhe sipas tij nuk i plotëson nevojat e qytetarëve.
“Me anë të këtij ligji parashihet të ndryshohen disa ligje. Qeveria ka bërë propozim pa u konsultuar me këshillin ekonomiko-social. Premtimet e qeverisë, e kryeministrit kanë qenë që paga të jetë 350 euro. Me anë të këtij projektligji për pagë minimale 250 euro nuk i plotëson as nevojat minimale të qytetarit. Është edhe një kategori, veteranët. Në projektligjin aktual veteranet nuk do të jena pjesë në pagën minimale. PDK kërkon të mos votohet ky projektligj dhe kërkojmë që lartësia e pagës minimale të ngritët”, tha Qalaj.
“Ne kërkojmë që ky ligj të tërhiqet. Askujt nuk i duhen trazirat në vend dhe nuk dëshirojmë protesta në rrugë. Përveç që nuk do ta votojmë por do të marrim të gjitha masat që të mos votohet. Sot veteranët janë detyruar të dalin në rrugë. Dhe i detyrohemi për shkak të lirisë që kemi sot. Ne do t’i bëjmë thirrje mazhorancës që ky ligj të tërhiqet. Ne si PDK jemi duke bërë thirrje Qeverisë që ta sjellë ligjin e pagave dhe policia të trajtohet në mënyrë të dinjitetshme”, tha tutje Qalaj.
Të tjera
-
Shtatë migrantë në një veturë, Policia e Kosovës i kap me ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bas...
-
Britania prezanton ndryshime në ligj, burgim i përjetshëm për shoferët që e mbysin dikë në rrugë me automjet
Javën e ardhshme, në Mbretërinë e Bashkuar pritet të ndodhin ndryshime që mun...
-
Gjeloshaj: Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, me këtë arrihet njohja reciproke me Serbinë
Kryetari i Alteranativës Shqiptare në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj ka shpërndarë...
-
Policia në bashkëpunim me qytetarët në Prizren, arrin që t’i kap shtatë migrantë ilegal
Në bashkëpunim me qytetarët e Prizrenit, Policia e Kosovës ka arritur t’i kap...
-
Shkon në 20 numri i të vdekurve në një klub nate në Afrikën e Jugut
Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve që janë gjetur në një klub nate në qytet...
-
KUJDES: Këta janë dy faktorët kryesorë që po e shkaktojnë kancerin në mushkëri
Faktorët kryesorë të cilët mund të shkaktojnë kancerin në mushkëri janë duhan...
-
Policia jep detaje për aksidentin ku një grua u godit nga vetura në Prishtinë
Gazeta Infokus pak më parë raportoi se një grua është goditur nga një veturë ...
-
Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të ...
-
Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Një grua është goditur nga një veturë para pak minutave në rrugën "Muharrem F...
-
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Në vetëm gjashtë shtretër sa posedon një repart i Psikiatrisë, po trajtohen p...
-
Rritet numri i pacientëve me këtë lloj sëmundje
Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, numri i pacientëve të cilët janë të diagn...
-
Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruari se pret një vizitë të m...