Lajme

“PDK do të jetë humbësja më e madhe”

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 12 May 2017

Analisti politik Haki Abazi, ka vlerësuar se në zgjedhjet parlamentare, pas rrëzimit të qeverisë, më së shumti do të humbasë Partia Demokratike e Kosovës, raporton zeri.info. Sipas tij, tradhtia që PDK i bëri LDK-së do të ketë kosto mjaft të madhe.

“Mendoj që përkundër lojës së pandershme që ka luajtur dhe ka kalkuluar lidershipi i PDK-së, në mënyrë të pavetëdijshme ka krijuar një momentum politik, ku PDK do të jetë humbësja më e madhe sepse ka treguar se po e bën për qëllime të ngushta dhe për t’i ikur drejtësisë dhe për ta mbajtur shtetin të kapur”, ka deklaruar ai.

Abazi më tej, ka konsideruar se qytetarët do bëjnë ndryshim rrënjësor me votën e tyre.

-Advertisement-

“Kjo tradhti politike ndaj marrëveshjes për qeverisje e ka koston e madhe, sepse sot qytetarët e Kosovës, sikurse ata në Maqedoni që befasuan me votën e tyre, kanë për ta bërë ndryshimin rrënjësor në vend gjithashtu”, është shprehur tutje ai.

Ndërkohë, Abazi është shprehur optimist se këtë vit do të ketë kontroll më strikt, sa i përket manipulimit të votave.

“Gjithmonë ka hapësirë dhe tendencë për manipulime, por besoj që kësaj radhe do të ketë një organizim shumë më rigoroz dhe e mira është që PDK nuk kontrollon resurset e përgjithshme të vendit. Nuk e ka ministrinë e financave në kontroll dhe ka shumë më pak mundësi për të realizuar favore për vota. Sigurisht që do të përdorë mekanizmat dhe institucionet që i ka nën kontroll, për të dhënë favore, por kësaj radhe e ka shumë më pak të mundur”, ka potencuar Abazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera