PDK: Nuk marrim pjesë në seanca, pas shkeljes së afateve dhe bllokimit të Kuvendit nga VV – fjalën duhet ta thotë Kushtetuesja
Autori: Gazeta inFokus
10:23 | 13 September 2026
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se situata e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka hyrë në një fazë që kërkon qartësi përfundimtare kushtetuese, “pas shkeljes së afateve, bllokimit të përsëritur të procesit dhe vendosjes së kushteve të reja politike nga Lëvizja Vetëvendosje”, thuhet në reagimin e PDK-së.
PDK rikujton se Kuvendi i Republikës së Kosovës është dashur të konstituohet brenda afatit 30-ditor, më së largu më 7 gusht, sipas Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese.
Në komunikatën për media, tutje PDK deklaron:
PDK vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje e shkeli këtë afat, ndërsa më pas vendosi vetë një afat të ri, 6 shtatorin, të cilin gjithashtu nuk e respektoi.
Përkundër kësaj, Partia Demokratike e Kosovës, për hir të 16 shtatorit dhe vendimit të madh që pritet në Hagë, pranoi të marrë pjesë në seancat e Kuvendit edhe përtej këtyre afateve, me qëllimin e vetëm që procesi i konstituimit të përfundonte.
PDK mori pjesë në seancat e 9 dhe 11 shtatorit, me ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me vullnet të plotë për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit. Megjithatë, në të dyja rastet, procesi u pengua nga Lëvizja Vetëvendosje përmes arsyetimeve të reja lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të opozitës.
Partia Demokratike e Kosovës e mbajti fjalën dhe votoi kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për nënkryetar të Kuvendit. Në anën tjetër, LVV e theu premtimin e dhënë publikisht dhe refuzoi ta votonte kandidaten e PDK-së për nënkryetare. Ky veprim dëshmoi edhe një herë se, për LVV-në, fjala e dhënë vlen vetëm deri në momentin kur u shërben interesave të saj politike.
PDK vlerëson se, pasi e ka bllokuar vetë procesin e konstituimit, Lëvizja Vetëvendosje tani deklaron se është e gatshme t’i votojë nënkryetarët, por duke e lidhur këtë me mënyrën e votimit për Presidentin e Republikës.
Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kushtetuta nuk është pazar politik. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me votimin e opozitës për Presidentin apo me marrëveshje të tjera politike.
Për këtë arsye, PDK nuk do të vazhdojë të marrë pjesë nga një seancë në tjetrën, në një proces ku vazhdimisht ndryshojnë kushtet dhe krijohen pengesa të reja. Edhe pjesëmarrja në një seancë tjetër nuk ofron asnjë garanci se procesi do të përmbyllet dhe se nuk do të paraqiten kërkesa apo kushte të tjera.
Partia Demokratike e Kosovës konsideron se situata e krijuar tashmë kërkon qartësi kushtetuese. Ekspertët e PDK-së janë duke punuar në përgatitjen e rastit, i cili do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për procesin në tërësi.
Deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës mbetet i qartë: PDK nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Mjaft me afate të shkelura, kushte të reja dhe pazare politike. Tani fjalën duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese.

T� tjera
-
Kalon mocioni i PDK-së, Ligji për Specialen në rend dite
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, në emër të kësaj p...
-
Nën masa të larta sigurie mbahet seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt
Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi ...
-
Guri ironizon Rizvanollin: Pas verës dhe vjeshtës vjen dimri, puno të mos shtrenjtohet rryma
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar min...
-
“Mos e prekni KFOR-in”, ekspertët amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të mos tërheqë trupat nga Kosova
Mark Montgomery dhe Ivana Stradner, dy ekspertë të çështjeve të sigurisë kanë...
-
Anton Quni: Djali im kreu shërbimin obligativ ushtarak kroat, për ne Kroacia s’është thjesht vend i huaj, por shtet mik
Deputeti i LDK’së, Anton Quni, sot në foltoren e Kuvendit ka folur për betimi...
-
Shtrenjtimi i jetesës, Nagavci: Krizat ndërkombëtare s’mund të jenë arsyetim për çdo rritje çmimesh
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dek...
-
Quni: U linçova për djalin, ai e ka pasaportën kroate, ku shërbimi ushtarak është i obligueshëm
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar pas kritika...
-
Haxhiu për Ligjin për Specialen: Nuk është në rend dite të seancës së Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për D...
-
Haradinaj kërkon monitorimin e vizitave të politikanëve serbë: Kush shkel ligjin, të arrestohet
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve n...
-
Osmani: LDK-ja nuk mbështet rikthimin e ligjit të njëjtë për Specialen
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Vjosa Osmani, ka deklaruar se që...
-
Ankesa e dyshimtë që i shkoi OSHP-së në “çastet e fundit” për tenderin 8 milionësh të KOSTT-it
Pak para hapjes së ofertave për tenderin 8 milionësh të KOSTT për nënstacion ...
-
Haradinaj: E mbështesim ligjin, pavarësisht variantit që do të procedohet
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca e mbështet...
































