Lajme

PDK në Skenderaj: Nuk dihet nëse cak i sulmit ishim ne

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 23 May 2017

Hajriz Koci, zëdhënësi i degës së Partisë Demokratike në Skenderaj, ka thënë se nuk dihet nëse cak i sulmit me armë ishin zyrat e tyre, apo një lokal ngjitur me ta.

“Akoma nuk dihet nëse cak i sulmit ishin zyrat e PDK-së, pas më shumë dëmtime ka në lokalin afër nesh”, ka thënë Koci për klankosova.tv

“Përjashtojmë çdo mundësi që ky sulm ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë brenda strukturave të partisë”.

-Advertisement-

Në media më herët është raportur se sulmi ka ndodhur si shkak i pakënaqësisë që dikush ka mundur të ketë me emrat që janë në listën zgjedhore e të cilët janë publikuar mbrëm pak para mesnatës.

Ndërsa Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për sulmin me ardh që ka ndodhë mbrëmë natën në Skënderaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera