Lajme

PDK ndërron qëndrim? Para mocionit Ismaili tha se do ta përkrahin, tash Tahiri është kundër

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 07 August 2020

PDK si duket ka ndërruar mendje sa i përket përkrahjes së mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, që po e kërkon Vetëvendosje.

Nënkryetari i partisë, Uran Ismaili, para se të niseshin nënshkrimet për thirrjen e seancës për mocion mosbesimi, në RTV Dukagjin, kishte thënë që veç le ta nisin Vetëvendosje se do të përkrahet nga PDK, shkruan gazeta Infokus.

Por, si duket tashmë PDK ka ndërruar mendje.

-Advertisement-

Deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, po thotë që pavarësisht se është që të ndërrohet kjo Qeveri, mocioni i thirrur për të shkuar në zgjedhje të reja është gabim e nuk do të përkrahet.

“Nëse Vetëvendosje do ta kishte propozu një mazhorancë të re, unë mendoj që kjo Qeveri do të kishte nevojë me u ndërru, vërtetë do ta kisha mëndu votën time, duke i pa njerëzt, mirëpo në situatën çfare jemi unë nuk besoj që ka një njeri të ndërgjegjshëm që e rrezikon jetën e qytetarëve me ju drejtu kutive të votimit që mund të shkoj deri në vdekje për me ardhë një deputet në këtë ulëse ku jemi”, ka thënë Tahiri/.Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera