“Alternativa reale e mosvotimit të mandatarit të parë, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nëse ne me 39 deputetë paskemi vështirësi me krijim, nuk ju vije rendi atyre me 29 e 32”, tha ai.
Por, Krasniqi shprehu bindjen se Haradinaj i ka së paku 61 numrat e nevojshme për ta bërë qeverinë, madje thotë se ata i kanë edhe emrat e deputetëve që do ta votojnë qeverinë Haradinaj.
Për zgjedhjet e tetorit, Memli Krasniqi është i bindur se PDK do të kthehet dhe do ta tregojë fuqinë e vërtetë, deri sa e përjashtoi mundësinë që të kandidojë për kryetar të Prishtinës, tani për tani. /Telegrafi/