Lajme

PDK-ja e LDK-ja pajtohen për rrëzimin e qeverisë para mocionit

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 08 May 2017

Kryeministri Mustafa nuk është paraqitur në mbledhjen që e ka thirrur vetë të hënën në mëngjes.

Aty i kanë shkuar ministrat e LDK-së, por asnjë nga të PDK-së nuk është paraqitur.

KTV-ja merr vesh se arsyeja kryesore për bojkotin ka qenë intenca e kryeministrit Mustafa që demarkacionin ta procedojë me procedurë të rregullt në Kuvend, që mund të marrë deri në 2 javë kohë.

-Advertisement-

PDK-ja dhe lideri i saj, Kadri Veseli, donin që pasi ta procedonte në Kuvend vetë kryeministri ta thërriste seancën e jashtëzakonshme gjatë ditës së hënë për t’u hedhur në votim demarkacioni.

Kjo, edhe për faktin se partia më e madhe në vend donte që të dëshmohej se është partneri më i vogël i koalicionit, LDK-ja që nuk i ka votat për kalimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Takime të tjera ndërmjet liderëve të partnerit të koalicionit, pritet të realizohen gjatë ditës së martë, për dakordim për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme.

KTV-ja merr vesh se PDK-ja e LDK-ja do të pajtohen për rrëzimin e Qeverisë, më së largu të mërkurën në mëngjes, gjë që do ta bënte të dështojë mbajtja e seancës për mosbesimin e qeverisë, e thirrur nga partitë opozitare.

Por, LDK-ja po mbështetet në insistimin publik të amerikanëve për demarkacionin, në përpjekjen e dëshpëruar për të mbajtur gjallë qeverinë.

Ajo po synon ta mbajë gjallë temën e demarkacionit edhe për së paku dy javë, në mënyrë që përfundimisht të shmangen zgjedhjet e reja në qershor, ide që kundërshtohet nga PDK-ja.

Për t’u bërë presion deputetëve të tij, që ka dy vjet që nuk i ka bindur, Isa Mustafa e ka thirrur të martën në takim të Grupit Parlamentar të LDK-së, ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Amerikani është i interesuar të dëgjojë nga deputetët e LDK-së se do të votojnë të gjithë demarkacionin, pasi që Washingtoni beson se Kosova nuk humb territor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera