Lajme

PDK formon degën në Mynih, prezent Lushtaku, Deliu-Kodra dhe Musliu

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 29 October 2022

Partia Demokratike e Kosovës ka formuar degën e saj në Mynih të Gjermanisë.

Në tubimin e partisë bashkë me mërgatën, morën pjesë edhe disa nga figurat kryesore të PDK-së.

Ganimete Musliu, Mergim Lushtaku e Blerta Deliu-Kodra ishin disa nga pjesëmarrësit e këtij tubimi.

-Advertisement-

Kryetare e degës së PDK-së në Mynih u zgjodh Ferdane Alidemaj-Bajrami, raporton Indeksonline.

Me këtë rast, deputeti Mergim Lushtaku u bëri thirrje shqiptarëve atje që të jenë bashkë, sepse të tillë janë më të fuqishëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera