PDK denoncon ndërhyrjen e Qeverisë në Polici për aferën korruptive Martin Berishaj-Nagip Krasniqi
Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 09 July 2023
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabintetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përpargim Gruda, sot, gjatë një konferencë për media, e ka quajtur ndërhyrje të pastër politike nga ana e Qeverisë shkarkimin e shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve, Shemsi Hazirit, njësi kjo që udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
Gruda ka thënë se Qeveria ka për qëllim të parandaloj çfarëdo hetimi të zyrtarëve të tjerë qeveritarë dhe partiak të partisë në pushtet, pas Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, si dhe të dekurajoj dhe frikësoj të gjithë hetuesi e pavarur brenda policisë së Kosovës.
“Shkarkimi i Drejtorit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve tregon se kjo Qeveri dëshiron të mbroj më çdo kusht njerëzit e saj që janë nën hetime për korrupsion, dhe këtë po e bënë duke ndërhyrë në mënyre të papranueshme në procesin e hetimit ndaj tyre. Ky shkarkim shpjegon arsyen dhe motivet e vërteta pse Kryeministri Kurti dhe kjo Qeveri sulmonte prokurorin e shtetit me aq brutalitet pak ditë pas arrestimit të Nagip Krasniqit”, ka thënë Gruda.
Ai ka shtuar se, para së gjithash, ky rast dëshmon edhe se premtimet për luftë kundër korrupsionit dhe reformim të drejtësisë kanë qenë një mashtrim për hesapet elektorale të partisë në pushtet dhe kurrë një qëllim i vërtetë.
Gjithsesi, Gruda ka thënë se askush nuk do të mund heshtë aferën korruptive të Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.
“Po ashtu, i bëjmë thirre Qeverisë së Kosovës që të heq dorë nga ndërhyrjet politike në organet që po zhvillojnë hetimet dhe t’i hap rrugë zbardhjes së kësaj afere. Me lejoni të jem i qartë për të gjithë nuk ka forcë që mund të mbylle dhe heshtë aferën korruptive të Merin Berishajt dhe Nagip Krasniqi. Qytetarët e Kosovës do ta marrin vesh herët apo vonë të vërtetën e këtij skandali korruptiv.
Në fakt, ky nuk është rasti i parë që një zyrtar brenda policisë shkarkohet sepse ishte duke hetuar Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin. Muaj më pare ishte shkarkuar edhe Musli Salihu, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës – për te cilin rast kishin raportuar edhe mediat në Slloveni, ku Martin Berisha dyshohet për pastrim parash.
Gruda i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit që të angazhohet për të siguruar një hetim të pavarur dhe të paanshëm për aferën korruptive të Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, në mënyrë që e vërteta e plotë të zbardhet deri në fund.
Ambasadori Berishaj është nën hetime për aktivitetin e tij të paligjshëm dhe korruptiv që përfshin të paktën katër shtete të Ballkanit: Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Slloveninë, ndërkohë që, ish-drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi ndodhet në paraburgim nën akuzën për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...